Telenews

Vdes një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

 

 

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka vdekur një i burgosur.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit.

Në njoftim thuhet se organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore dhe se autopsia do ta verifikojë shkakun e vdekjes.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sot rreth orës 07:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë i burgosuri, V.M. Vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit. I burgosuri ishte duke u trajtuar sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së). Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 20 maj

Erzana Fazliu

Statistika shqetësuese të incidenteve nëpër shkollat e Prishtinës, të përfshirë edhe arsimtarë

Donat Hashani

Reagon këshilltari i Osmanit, pas kërcënimit të së parës së shtetit kosovar

Donat Hashani