Telenews

Edhe BE-ja e konfirmon pjesëmarrjen e Kosovës dhe Serbisë në takimin për dinarin

 

 

Bashkimi Evropian ka konfirmuar pjesëmarrjen e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në një takim në Bruksel më 27 shkurt për çështjen e ndalimit të dinarit në Kosovë.

Nga Kosova konfirmuan se ftesës së BE-së i është përgjigjur pozitivisht Banka Qendrore e Kosovës, pa dhënë emra se kush do të jetë pjesë e delegacionit.

Rel raporton se Kosova në takim do të përfaqësohet nga guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili. Ndërkaq, sipas medias serbe, Tanjug, në takimin e 27 shkurtit, Serbinë do ta përfaqësojë kryenegociatori serb në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq.

BQK-ja tha se edhe më herët ka shprehur gatishmërinë që të takohet me përfaqësuesit e Bankës Popullore të Serbisë, për të lehtësuar transferimin e parave, përmes kanaleve bankare, pas hyrjes në fuqi të rregullores së saj më 1 shkurt, e cila parasheh që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa me para të gatshme.

Ndërkaq, zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të politikës së jashtme, Nabila Massrali, nuk saktësoi se kush do të marrë pjesë, por tha se takimi do të jetë “në formatin e zakonshëm të dialogut” dhe në të do të flitet për “gjetjen e zgjidhjeve”.

Javën e kaluar, kryenegociatori i Kosovës në dialog, Besnik Bislimi, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në takim, duke e akuzuar të dërguarin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, se ka shkelur parimin e caktimit të agjendës së takimit, pa pajtimin e palëve.

Sipas BE-së, takimi do të nisë në mëngjes dhe do të ketë rrjedhën e njëjtë të takimeve në formatin e zakonshëm të dialogut.

Të ngajshme

Mbretëria e Bashkuar i sjell në Kosovë 300 ushtarë për “stërvitje rutinore” me KFOR’in, rrinë deri në fund të tetorit

Donat Hashani

Punime nga KEDS sot, këto janë vendet që do të mbesin pa energji elektrike

Donat Hashani

Ngjarjet kryesore të ditës për sot

Donat Hashani