Telenews

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

 

 

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka bërë një shkrim në rrjetet sociale pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë në ambientet e kryeministrisë.

Zelensky, përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka thënë se me kryeministrin shqiptar kanë diskutuar për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe mundësinë e prodhimit të përbashkët të armëve.

“Që në ditët e para të pushtimit, Shqipëria mbështeti Ukrainën, luftën tonë për liri dhe integritet territorial. Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, nënshkruam Marrëveshjen e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë”, deklaroi ai.

“Ky dokument do të kontribuojë në zhvillimin e bashkëpunimit tonë dhe forcimin e pozitave të Ukrainës në rajonin e Ballkanit. Sot folëm edhe për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe mundësinë e prodhimit të përbashkët të armëve. Falë qeverisë dhe popullit të Shqipërisë, ne nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë suaj ndaj ukrainasve!”, ka shkruar tutje Zelensky në “X”.

Të ngajshme

Dyshimet për dallavere me vota, ndalohet edhe një kryesuese në Deçan

Valjeta Turkaj

KQZ publikon shifrat se sa shpenzuan partitë politike për tre muaj

Valjeta Turkaj

Vdes 76-vjeçari që u godit nga vetura në Mitrovicë

Valjeta Turkaj