Telenews

Haradinaj zhvillon takime në Shtime: Mbështetja për Aleancën po masovizohet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Aleancën dhe grupin opozitar rreth saj qytetarët po e shohin si alternativë për një Kosovë stabile, të zhvilluar e pjesë të NATO-s.

Kështu ka thënë Haradinaj gjatë një bashkëbisedimi në Mollopolc të Shtimes.

“Qytetarët dita-ditës po e shohin Aleancën dhe grupin opozitar rreth saj si alternativë për një Kosovë stabile, të zhvilluar e pjesë të NATO-s. Pata kënaqësinë që sot të qëndroj në Shtime. Në Mollopolc, në pritjen që na bëri Metush Jusufaj, takova bashkëluftëtarë e miq, nder ta edhe Profesor Metush Nezirin. Në Reçak, në odën e familjes Bilalli gjetëm mikpritje të ngrohtë nga Maliq e Muhamet Billalli dhe shumë miq e bashkëluftëtarë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se kjo qeveri po e largon Kosovën nga aleatët e sigurisë.

“Gjatë bashkëbisedimit ndamë shqetësimet tona për situaten e krijuar në vend dhe kahjen e rrezikshme që po i jep kjo qeverisje, duke na larguar nga aleatët tanë të sigurisë e duke rreshqitur nga synimi ynë jetik, anëtarësimi në NATO”, është shprehur Haradinaj.

Të ngajshme

Kearns kërkon t’i identifikojë ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Kosovë nga përdhunimi i ushtarëve serbë në 1999

KushtrimGuraj

Mbi 14 mijë pacientë në lista pritjeje, vazhdon mungesa e transparencës për barnat

KushtrimGuraj

Kryeministrja italiane, Meloni sheh dramën nga helikopteri – Pa se si qyteti në Sicili po ‘shkatërrohej’ nga rrëshqitja e dheut

KushtrimGuraj