Telenews

Kryetari Hyseni tregon se kur përfundon Autostrada e Gjilanit

 

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka deklaruar se autostrada Prishtinë – Gjilan do të përfundojë brenda vitit 2024.

Shembja e dheut ishte një nga shkak arsyet, që, sipas tij, nuk ka përfunduar ende rruga në kohën e premtuar.

“Ka pasur revidim të projektit të autostradës së Gjilanit, është zgjeru zona e shpronësimit, është rritë hapësira në të cilën do të ndërtohet pjerrtësia, ku do të bëhen gërmimet. Më herët nuk ka pasur shembje të dheut, ka vende ku deri në 50 metra duhet të gërryhet kodra”, ka deklaruar Hyseni në “Debat Plus”.

Autostrada Prishtinë-Gjilan nuk është hapur për qarkullim në vitin 2023, siç kishte premtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i kësaj komune.

Po ashtu, Hyseni ka deklaruar se ka pasur probleme me projektin e mëhershëm.

Të ngajshme

Ndalohen punimet në 12 vendpunishte në Kosovë, u konstatuan shkelje të rënda

Yllka Gashi

Aksident fatal në Shijak, vetura përplas për vdekje 32-vjeçarin – shoferi në arrati

Yllka Gashi

Përplasje e tmerrshme në Gjermani, vetura copëtohet në disa pjesë – vdes 29-vjeçari

Yllka Gashi