Telenews

Një kontingjent i ri turk i KFOR-it arrin në Kosovë

 

 

Një kontingjent i ri turk i KFOR-it ka mbërritur të mërkurën në Kosovë, raporton Gazeta Telenews.

Përmes një komunikate për media, KFOR njofton se ky kontingjent do t’i zëvendësojë një njësi të trupave italiane të dislokuara më parë, si pjesë e Forcave Rezervë të caktuar për KFOR-in.

Të njëjtit pohojnë se ky është një demonstrim tjetër konkret i angazhimit të vazhdueshëm të NATO-s drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Dislokimi i kontingjentit turk pasqyron përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar ofrimin e një mjedisi të sigurt për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. Është gjithashtu një demonstrim tjetër konkret i angazhimit të vazhdueshëm të NATO-s drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit në të gjithë Ballkanin Perëndimor“, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Kallas nesër viziton rajonin, por jo Kosovën dhe Serbinë

Valjeta Turkaj

Zelensky përshëndet përparimin në bisedimet me shefat ushtarakë francezë dhe britanikë

Valjeta Turkaj

Pas daljes nga spitali, Papa Françesku bën një paraqitje të papritur publike

Valjeta Turkaj