Telenews

I arrestuar nga Serbia, ish ushtari i UÇK’së në gjendje të rëndë shëndetësore: I kish humb 30 kg

 

 

Në javën e gjashtë të qëndrimit në një burg të Serbisë, Hasan Dakaj, pranoi vizitën e parë nga familja.

Gruaja, djali 13 vjeç e vëllai i tij, në një takimin fare të shkurtër, vërejtën se ish-ushtari i UÇK-së ka humbur dhjetëra kilogramë.

“Gjendjen e kishte të rëndë. Është në vetmi tërë kohën. Duke e mbajtë shpirtin veç me bukë e ujë, i kish humbë 30 kilogramë…”, tha Gëzim Dakaj, vëlla i Hasan Dakajt.

Megjithëse, kishin vërejtur lëndime në pjesë të dukshme të trupit, familjarët nuk kishin marrë konfirmim nga Dakaj, për shkak të mbikëqyrjes nga gardianët.

“Ia kanë vërejtë një lëndim në ballë, ama ai s’ka folë najsen se i ka pasë gardianët afër…”, tha Dakaj, për ATV.

Përveç familjarëve, 45-vjeçarin e kishte takuar javë më parë edhe Jetish Jashari, shef i zyrës ndërlidhëse së Kosovës në Beograd. Megjithatë, njohës të çështjeve juridike dhe familjarët vlerësojnë se duhet të bëhet më shumë se kaq.

“Institucionet duhet të përpiqen përmes aleatëve ndërkombëtarë…”, tha Ardian Bajraktari, avokat.

“Vëllai bëri kërkesë që të bëhet gjithçka për ta liruar…”, tha Gëzim Dakaj.

Hasan Dakaj u arrestua në pikën kufitare në Merdar, në udhëtimin e parë pa viza më 5 janar.

Të ngajshme

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohet një person

Valjeta Turkaj

Nesër varroset 37-vjeçari që u vra dje në Gjakovë

Valjeta Turkaj

Permbyset mjeti bujqësor, vdes 63 vjeçari ne Elbasan

Valjeta Turkaj