Telenews

Dëm i madh për familjen Shala në Skenderaj, zjarri ua shkrumbon mbi një hektar tokë – dëme rreth 20 mijë euro

 

 

Një zjarr i madh ka përfshirë dje mbi një hektar tokë me pemë të llojeve të ndryshme në fshatin Leqinë të Skenderajt.

Gazeta mëson se kreu i familjes Shala ka kërkuar ndihmën e organeve kompetente, të cilat kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ekipi i zjarrfikësve ka arritur që të lokalizojë zjarrin, ndërkohë që Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Bazuar në dëshminë e viktimës, dëmi i shkaktuar kap vlerën e rreth 20 mijë eurove.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa veprimet tjera do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Të ngajshme

Të paktën 14 persona vdesin pasi varka me emigrantë fundoset në Turqi

Valjeta Turkaj

Raportohet se Armend Zemaj goditi me grusht një qytetar në sheshin e Prishtinës, u provokua fillimisht nga ai – i ndanë Agim Bahtiri

Valjeta Turkaj

Një veturë përfshihet nga zjarri në oborrin e shkollës në Gurrakoc të Istogut

Valjeta Turkaj