Skuadra e Prishtinës e ka zyrtarizuar sulmuesin e ri të skuadrës.
Sidrit Guri është lojtari që do të jetë një armë shtesë për Emmanuel Egon në vazhdim të kampionatit.
Guri për herë të fundit ishte pjesë e Serie D, ndërsa aventurë ka bërë edhe në Belgjikë e Maqedoni të Veriut.
Sidrit Guri karrierën e nisi te shkollat e futbollit të Shkodrës para transferimit te Vllaznia.

