Telenews

Të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e avancuar, mbërrijnë në Shqipëri dronët “Bayraktar”

 

 

Dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes mëngjesin e sotëm. Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, Ministria e Mbrojtjes shprehet se prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre.

“Dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri!

Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre.

Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes. Kjo arritje, simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura”, thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Të ngajshme

Joe Biden i nënshtrohet një operacioni për kancerin e lëkurës

Valjeta Turkaj

Kur paga minimale nuk mbulon qiranë: si ia dalin qytetarët në Kosovë?

Valjeta Turkaj

Kosova pa Zhegrovën ndaj Zvicrës e Suedisë: Krelani godet ashpër

Erzana Fazliu