Telenews

Abdixhiku mbledh kryesinë, votohet për themelimin e 21 departamenteve

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ftuar këtë të premte mbledhjen e kryesisë qendrore të partisë.

Aty në rend dite ishin tetë pika, derisa u diskutua edhe për programin politik të LDK-së “Rruga e re”.

“Kryesia miratoi dhe themelimin e 21 Departamenteve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e po ashtu formoi dhe Forumin e Këshilltarëve Lokal të cilin do ta udhëheqë, Ilir Ferati, kryetari i Komunës së Istogut”, ka shkruar Abdixhiku.

“Në veçanti u diskutua mbi organizimet në mërgatë, si dhe rreth përgatitjeve për themelimin e 20 nëndegëve të reja gjithandej nëpër Evropë, duke rritur numrin në 78 sosh. Mërgata po rikthehet në shtëpinë e saj historike, Lidhjen Demokratike”.

LDK ka filluar mobilizimin e gjithëmbarshëm partiak, sic thonë për zgjidhjet për hallet e përditshme të qytetarëve.

Të ngajshme

Studenti e pranon: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi, lidhur me protestën dhe organizimin

Rrezarta Ramaj

Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq

Rrezarta Ramaj

Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë –

KushtrimGuraj