Incidentit që ndodhi sot në Prishtinë, ku mbeti i plagosur një person dyshohet se i parapriu një konflikt verbal mes të dyshuarve dhe viktimës.
Ky i fundit u sulmua dhe u qëllua me armë zjarri nga të dyshuarit, të cilët akoma nuk janë identifikuar.
Policia e ka konfirmuar rastin dhe ka njoftuar se tashmë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.
Mediat sot kanë raportoi sot ekskluzivisht se personi që u plagos me armë zjarri është Pajtim Gashi, i cili dyshohet se fillimisht është sulmuar në kokë e pastaj është qëlluar me armë në këmbë.
Gashi – sipas sinjalizuesve të Sinjalit është anëtar i familjes së njohur si “Capat”.
Gazeta10 poashtu ka kontaktuar me Drejtorin Emergjencës, Naser Syla se gjendja e tij stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.
“Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë edhe është lëshura nga trajtimi”, ka thënë ai.
Ndryshe, personat e dyshuar që janë përfshirë në këtë rast janë arratisur nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit ‘Audi’ e kuqe.

