Telenews

Presidenti hungarez nënshkruan ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO

 

 

Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok, e ka nënshkruar të martën projektligjin i cili miraton pranimin e Suedisë në NATO, raportoi Reuters.

Ky projektligj i hap rrugë Suedisë që të bëhet anëtarja e 32-të e Aleancës ushtarake.

Tashmë kanë mbetur disa formalitete si depozitimi i dokumentacionit të pranimit në Uashington, që mund të përfundojë me shpejtësi.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe shpresojmë se tani do të bëhemi anëtarë dhe nuk do të jetë çështje javësh, por çështje ditësh. Do të jetë mirë për Suedinë dhe do të jetë mirë për NATO-n. Do të jetë mirë për stabilitetin në të gjithë zonën euroatlantike me anëtarësimin e plotë të Suedisë në NATO”, ka thënë ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson, në një konferencë shtypi në Stokholm.

Shumica e vendeve të NATO-s kanë miratuar ofertën e Suedisë pas aplikimit të saj në maj të vitit 2022, por Turqia dhe Hungaria e vonuan procesin.

Të ngajshme

Kryeministrja italiane, Meloni sheh dramën nga helikopteri – Pa se si qyteti në Sicili po ‘shkatërrohej’ nga rrëshqitja e dheut

KushtrimGuraj

Përbërja e KGJK-së drejt ndryshimit, në mars i përfundon mandati edhe Zogajt

KushtrimGuraj

Ministria e Mbrojtjes mohon të jetë e përfshirë në “dronët Skifter”: Po e hulumtojmë rastin, s’kemi lëshuar leje

Donat Hashani