Telenews

Vdes një person, dyshohet se ka rënë në lumin Morava

 

 

Një person ka vdekur sonte pasi dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër pikës kufitare “Dheu i Bardhë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se bëhet fjalë për një 69-vjeçar nga Ferizaj.

“Sipas informatave të para, i ndjeri së bashku me fëmijët e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të pikës kufitare ‘Dheu i Bardhë’. Në afërsi të parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lumë. Janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse të cilat janë marrë me rastin”, ka thënë Hashani.

Tutje, ai shtoi se për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Rrethanat e rastit po hetohen nga Policia rajonale në Gjilan”, tha Hashani.

Të ngajshme

Albin Kurti i përgjigjet Vjosa Osmanit: Nuk mund të flasim për zgjedhje të reja

Valjeta Turkaj

Data e zgjedhjeve, Hamza: Jemi për çfarëdo date që e cakton Presidentja, respektojmë cilindo vendim të Kushtetueses

Valjeta Turkaj

Haradinaj: Në opsion për zgjedhje janë datat 5, 12 dhe 19 prill

Valjeta Turkaj