Telenews

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi, dyshohet për vjedhje

 

 

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin si dhe arrestimin e tij.

Sipas policisë, i njëjti kërkohet për një rast të vjedhjes që ka ndodhur në janar të këtij viti.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”.

“I dyshuari kërkohet për një rast të vjedhjes që ka ndodhur në muajin janar, 2024”, thuhet në njoftim.

Qytetarët janë lutur që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit: 192.

Të ngajshme

Sërish tensione në Tiranë: Protestues hedhën fishekzjarre dhe molotov drejt Kryeministrisë

KushtrimGuraj

Hargreaves: Rrjetet e kontrabandës së migrantëve po minojnë sigurinë në Kosovë dhe Evropë

KushtrimGuraj

Banorët shqiptarë në veri të Kosovës: Rikthimi i premtuar mbetet larg

KushtrimGuraj