Telenews

Publikohet videoja e rrahjes, britma dhe dhunë mes Leka Zogut dhe Elia Zaharias

 

 

Një filmim i bërë nga vetë Leka Zogu është publikuar në mediat online, ku ai duket qe ka filmuar me telefonin e tij momentin kur Elia Zaharia e ndjek nga pas duke i bërtitur “Ti ke dhunuar babin tim, që të ka mbajtur me bukë”, “Ti të prekësh me dorë prindin tim?” “70 vjeç babi im, i ke gjuajtur babit tim?”.

“S’kam prekur asgjë. Fare!” dëgjohet të thotë Leka Zogu ndërsa largohet dhe tenton të mbrohet nga ish-bashkëshortja e tij e cila është duke qarë për dhunën ndaj të atit, shkruan Lapsi.al.

Në një moment Leka Zogu dëgjohet që rënkon, ndërsa një person tjetër tenton të hyjë mes çiftit.

“Unë do të të çoj në gjyq ty. Mos më bëj mua viktimën. Falsifikator. Ti ke falsifikuar diplomën. Ti nuk ke shkollë. Je me katër klasë shkollë” dëgjohet të thotë Elia Zaharia në videon më poshtë.

Të ngajshme

Moment i bukur nënë e bir, Xheraldina pozon me Ledri Vulën

KushtrimGuraj

Gjesti jep lajmin e madh për fansat, rikthehet nesër me projektin e ri – të parin pas tragjedisë familjare

KushtrimGuraj

Londrimi bëhet viral, nga Brazili i shkruajnë Alaudin Hamitit për të

Donat Hashani