Telenews

26-vjetori i Epopesë së UÇK-së, Kurti: Me këngën “Mora fjalë” ne themi “çohu Adem”

Epopeja e UÇK-së shënon ngjarjen më të rëndësishme historike të shekullit të 20-të, fundin e regjimit të Serbisë dhe si e tillë është beteja që përcaktoi të ardhmen e shqiptarëve që ua ktheu dinjitetin atyre dhe është beteja që frymëzon çdo ditë çdo shqiptar.

Kështu u tha sot në një akademi përkujtimore në 26-vjetorin e epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe komandantit legjendar Adem Jashari në Prishtinë.

 

Për t’iu përkulur veprës madhështore të komandantit të UÇK-së Adem Jashari, familjes Jashari  dhe të gjithë atyre që ranë në fushat e nderit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, të pranishmit kanë mbajtur një minutë heshtjeje. 

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Epopeja e lavdishme e UÇK-së dhe sakrifica për atdhe e familjes Jashari është e papërsëritshme, teksa ka përmendur edhe tekstin e këngës së njohur “Mora fjalë” kushtuar kësaj epopeje të rëndësishme në historinë e vendit tonë.

 

Lexo po ashtu

“Mora fjalë, mora vargun, mora qarkun me thur këngë. Çfarë po bëjmë ne, kështu nis kënga dhe më pastaj ky është edhe refreni, më pastaj strofa e dytë porsa përpiqemi të themi diçka, ne themi ‘çohu Adem’…”, ka thënë Kurti. 

 

Kurti tha se të gjithë duhet ta ruajmë dhe kultivojmë trashëgiminë e lavdishme të Epopesë së  UÇK-së dhe se përmes projektit për restaurimin e Kompleksit Memorial të Jasharëve në përvjetorët e ardhshëm Prekazi do të shndërrohet në një vend historik e dinjitoz që tregon për rezistencën e Jasharëve.
Një fjalë rasti në këtë akademi përkujtimore mbajti edhe Besarta Jashari nga familja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Akademia përkujtimore kushtuar Epopesë së lavdishme të UÇK-së ka përfunduar me një koncert artistik.

Ndryshe, 5, 6 dhe 7 marsi njihet si Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u vranë 59 anëtarë të familjes Jashari pas rezistencës tri ditore.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj