Telenews

Prokuroria nis hetimet për dhunë në familje pas denoncimit të Princ Lekës

 

 

Prokuroria në Tiranë ka hetimet për “dhunë në familje” pas denoncimit të shtetasit L.Z., verifikime edhe për publikimin e videos si provë materiale.

Në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë më datë 06.03.2024 është referuar materiali kallëzues i shtetasit L.Z për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materiali është shortuar dhe i është ngarkuar prokurorit përkatës.

Ndërkohë, në lidhje me të dhënat e publikuara në media, bëhet me dije se, nga ana e Prokurorisë kanë nisur verifikimet edhe në lidhje me publikimin e një videoje, provë materiale.

Nga verifikimet e para, ka rezultuar që materiali kallëzues është depozituar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi videoja është publikuar në media të ndryshme dhe rezulton që zarfi ku është administruar prova të mos jetë i hapur.

Në lidhje me rastin në fjalë, është ngarkuar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për të kryer veprimet hetimore përkatëse, shkruan TopChannel,

Të ngajshme

Elijona zgjedh Klodin, banorët luajnë “kë do puthje?” – ja si u përgjigjën (VIDEO)

Donat Hashani

Komuna e Prishtinës jep tenderin për dekorimin e kryeqytetit për fundvit

Donat Hashani

Besnik Tahiri uron nënën për ditëlindje: Të priftë shneta e paç gëzime…

Donat Hashani