Telenews

Arrestimi i aktivistëve të PSD-së, Rrusta: Policia e ka të ndaluar të futet në kampusin universitar

 

 

Nëntë aktivistë të PSD-së janë arrestuar pas një aksioni të tyre në Bibliotekën Kombëtare në kryeqytet.

Në lidhje me arrestimin e aktivistëve të PSD-së ka reaguar anëtarja e kësaj partie, Teutë Rrusta, e cila tha se policia e ka të ndaluar të futet në kampusin universitar.

“Por kur ministrja e arsimit shkel Kushtetutën, pse policia mos me i shkel rregullat? Sot, teksa pritnim që ministren e arsimit ta ballafaqonim me rezultatin e dobët të punës së saj, policia e sigurimi kujdeseshin për imazhin e saj”, shkroi ajo.

Tutje, Rrusta tha se aktivistët e PSD-së edhe u arrestuan, por pushteti dështoi, pasi sipas saj, “nuk pati festë më aty”.

Të ngajshme

Maqedonci: Kosova po i përshtat strategjitë e sigurisë me zhvillimet globale

KushtrimGuraj

Serwer për takimin me Thaçin: Ishte një bisedë shumë e ngrohtë, që pasqyronte marrëdhënien e thellë dhe të qëndrueshme që kemi pasur ndër vite

KushtrimGuraj

Edi Rama në Paris: Kosova është shtet, problem është Serbia

KushtrimGuraj