Telenews

Ky është 74-vjeçari që u kap me 7 kg heroinë në kufi, kishte qëllim ta transportonte në Mal të Zi

Një aksion i Antidrogës në Pikën e Kalimit Kufitar në Kullë i zhvilluar të mërkurën në mbrëmje, ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për shitblerje të drogës dhe sekuestrimin e rreth 7 kg heroinë. I dyshuari është një 74-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që ra në prangat e Policisë është Sadik Tahiraj, i cili dyshohet se kishte për qëllim që ta transportonte drogën nga Kosova në Mal të Zi.

Droga që iu kap të dyshuarit brenda veturës, sipas informacioneve të para kap vlerën e rreth 175 mijë eurove.

Gjatë kontrollit të kryer nga ana e Policisë, janë sekuestruar edhe dy telefona celularë dhe rreth 600 euro para të gatshme.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit më pas është ndaluar për 48 orë.

“Më 06.03.2024, rreth orës 19:00, në PKK-Kullë, kanë ndaluar veturën dhe gjatë kontrollit në brendësi të veturës janë gjetur dymbëdhjetë paketime, qe dyshohet të jenë substancë narkotike e llojit heroinë me peshë të përgjithshme 6314 gram (6 kg e 314 gr), kurse nga i dyshuar S.T., (viti i lindjes 1949, mashkull kosovar) janë konfiskuar edhe: dy telefona mobil dhe 585 euro. Policia, nën autorizimin e prokurores kanë kryer kontroll edhe në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe dëshmi tjera relevante për rastin, si: makineri për presimin e lëndëve narkotike, mikser për përzierje të substancës narkotike, 700 gr heroinë dhe dëshmi tjera. Mendohet se vlera e lëndëve narkotike të konfiskuara është rreth 175 000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesëmijë) euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Arrestohet një person në Gjakovë kapet me marihuanë dhe kokainë

Valjeta Turkaj

Arrestohet një person në Prizren për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Valjeta Turkaj

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”

Valjeta Turkaj