Telenews

E rëndë/ Vdekje e dyshimtë në Podujevë, një grua gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në fshatin Pakashticë e Epërme në Podujevë, ku në një shtëpi u gjet pa shenja jete një grua e moshuar. Vdekja e saj është cilësuar si e dyshimtë dhe tashmë kanë nisur hetimet nga Policia.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 74-vjeçare, e cila është gjetur e vdekur në dhomën e saj, ku edhe u konstatua vdekja nga ekipi mjekësor.

Rasti u zbulua pasi dikush nga familja kishte kërkuar ndihmë sepse dyshohej se viktima nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe ishte e mbyllur në dhomë.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë përkatëse të Policisë, me ç’rast janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe janë marrë informacionet e para për rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe është iniciuar hetim për ndriçimin e plotë të rastit.

Të ngajshme

Rama për memorialin “Adem Jashari”: Familja s’e miratoi asnjë nga projektet, konkursi është rishpallur (VIDEO)

Donat Hashani

Pronari i kalit e vrau turistin nga Tirana në sy të fëmijëve, për arsyjen më banale të mundshme

Donat Hashani

FSK zhvillon stërvitje senzacionale në Babaj të Bokës në Gjakovë

Donat Hashani