Telenews

Vdekje e dyshimtë në Deçan, gjendet pa shenja jete një person

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Baballoq të Deçanit, ku në një banesë është gjetur pa shenja jete një person. Vdekja e tij është cilësuar si e dyshimtë dhe tashmë njësitë policore ndodhen në vendin e ngjarjes.

Kështu kanë bërë me dije sinjalizuesit e Sinjalit dhe sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një shtetas të Malit të Zi.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa njësitë përkatëse të Policisë, po kryejnë ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë pritet të dërgohet në IML për obduksion.

Të ngajshme

Operacion i madh policor në Mal të Zi: Arrestohen mercenarët e Putinit, gjendet arsenal armësh

Donat Hashani

Orban tenton të shpëtojë Serbinë, Vuçiq e takon në Suboticë

Donat Hashani

“Ku ka si ti Shqipëria ime!” jehon në sheshin e Munihut për 28 Nëntor

Donat Hashani