Në ditën e Gruas – për 8 mars, Kolektivi Feministi organizoi marshin me moton “Marshojmë, s’festojmë”.
Në Sheshin “Zahir Pajaziti”, u mblodhën përfaqësuese të shoqërisë civile dhe gra të tjera.
Më pas ato vazhduan marshin në rrugët “Garbialdi”, “Luan Haradinaj”, “UÇK”, për të përfunduar në Sheshin “Skënderbeu”, para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Me hedhjen e tymit dhe ngjyrës të kuqe para zyrës të stacionit policor kanë bërë thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë.
Kështu vepruan edhe para ndërtesë së Qeverisë, ku të pranishëm qëndruan një numër i madh i forcave policore.

