Telenews

Deklarohet avokati i Lushtakut: I është cenuar privatësia, do të paraqesim ankesë

Artan Qerkini, avokat i Sami Lushtakut, është deklaruar pas ndalimit të këtij të fundit nga Gjykata Speciale.

Avokati Qerkini e ka quajtur jo të drejtë vendimin për ndalimin e Lushtakut, ndërsa ka shtuar se do të përdorin të gjitha mjetet juridike për të shprehur ankesë.

Ai ka shtuar se nuk ka pasur paralajmërim për ndalimin e tij, teksa ka theksuar se klienti i tij nuk është i dyshuar.

“Vetëm i është konfiskuar telefoni mobil si herave të kaluara mendojmë se ky veprim bie ndesh me ligjin pasi që ai e ka nuk e ka statutin e personit të dyshuar dhe i është cenuar privatësia sepse i është marrë telefoni mobil dhe natyrisht që do të paraqesim të gjitha mjetet juridike me kohen dhe pranë organeve kompetente. nuk ka pasur paralajmërim për arrestim dhe nuk është i dyshuar”, deklaroi Qerkini.

Lushtaku është ndaluar sot nga Gjykata Speciale dhe është intervistuar në bazën e EULEX-it në Prishtinë.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj