Telenews

Detaje të reja nga krimi në Gjermani: Boksieri shqiptar u vra me gjashtë plumba

 

 

Boksieri shqiptar, Besar Nimani, u vra të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur vëllai i të ndjerit, Berat Nimani, përmes një postimi në rrjete sociale. “Sot ne një prit ne Bielefeld te Gjermanisë është vra vllau im Besar Nimani”, shkroi ai.

Lidhur me rastin, janë deklaruar Policia dhe Prokuroria.

Përmes një komunikate, bëhet e ditur se krimi ndodhi rreth orës 18:00 në zonën e Obernstrasse pranë Klasingstrass.

Dyshohet se viktima u qëllua nga më shumë se një i dyshuar dhe sipas informacioneve të fundit thuhet se boksieri shqiptar u qëllua me gjashtë plumba.

Sipas mediave gjermane, në vendin e krimit u gjetën gjashtë gëzhoje të armës.

Viktima ndërroi jetë në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të marra.

Policia ka nisur një operacion të madh policor dhe është në kërkim të personave të dyshuar.

Të ngajshme

Haradinaj për Gërvallën: Votimi i saj i çon sinjalet më të këqija partnerëve tanë, nuk i mungon kurrëkujt ajo

KushtrimGuraj

Macron: Ofensiva e re e Izraelit në Gaza mund të shkaktojë një katastrofë të plotë

KushtrimGuraj

Nesër shumë vapë në Kosovë, deri në kaq gradë temperatura

Donat Hashani