Telenews

Ambasadori i SHBA-së deklarohet lidhur me takimin e Gjuriqit me Radoiçiqin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier është deklaruar lidhur me raportimet se ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq është takuar me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili kërkohet nga INTERPOL-i në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24.09.2023.

Hovenier i tha se është në dijeni të raportimeve të mediave për siç thotë ai “takimin e supozuar.”

Shoferit i bie të fikët në timon, autobusi në Tiranë përplaset me pemënAshpërsohet edhe më shumë gara për titull në Angli: Nuk ka fitues në Anfield, Luiz Diaz…“Si mund të rri Bardhi me një femër që heqë fëmijë çdo muaj” – Sara f…Boris Johnson udhëtoi për në Venezuelë për “një takim sekret” me Nicolas Maduron – dhe …Kjo është Vaktia e Ramazanit 2024

Ai theksoi se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për Radoiçiqin është i njohur. Sipas tij, Radoiçiq është një kriminel që duhet të mbajë përgjegjësi.

Po ashtu, ai ka shtuar se Serbia duhet të mbajë përgjegjës ata të përfshirë në sulmin e kryer në Banjskë.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për zotin Radoiçiq është i njohur. Radoiçiq është nën sanksionet e qeverisë amerikane për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional. Siç kanë thënë zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane: Serbia duhet të mbajë përgjegjës ata të përfshirë në sulmin e kryer nga paraushtarakët etnikë serbë në Banjska që rezultoi në vdekjen tragjike të një rreshteri të Policisë së Kosovës.”

Fotografia e Gjuriqit me Radoiçiq, politikani serb Sanduloviq: Cilat do të jenë reagimet e SHBA-së dhe BE-së ndaj kësaj dëshmie
Lexo po ashtu
Fotografia e Gjuriqit me Radoiçiq, politikani serb Sanduloviq: Cilat do të jenë reagimet e SHBA-së dhe BE-së ndaj kësaj dëshmie
“Ne kemi një pikëpamje të qartë për zotin Radoiçiq. Ai ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjska përmes avokatëve të tij. Ai është një kriminel që duhet të mbajë përgjegjësi”- thuhet në përgjigjen e ambasadorit Hovenier.

Në anën tjetër, ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka reaguar më 10.03.2024 pas publikimit të një fotografie ku ai shihet në takim me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili kërkohet nga INTERPOL-i në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë .

Iu publikua një fotografi me Radoiçiqin, reagon Gjuriq: Nuk e kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit e Sveçlës
Lexo po ashtu
Iu publikua një fotografi me Radoiçiqin, reagon Gjuriq: Nuk e kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit e Sveçlës
Fotografia është shpërndarë në rrjete sociale dhe media më 09.03.2024 duke ngjallur reagime në opinionin publik.

Përmes rrjetit social “X”, Gjuriq këtë e ka quajtur fushatë negative ndaj tij.

Fotografia që ngre shumë dilema, ku dhe kur u takuan Marko Gjuriq dhe Milan Radoiçiq?
Lexo po ashtu
Fotografia që ngre shumë dilema, ku dhe kur u takuan Marko Gjuriq dhe Milan Radoiçiq?
Ai ka thënë se nuk do t’i kërkoj falje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti as ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, ndërsa ka shtuar se nuk është fshehur ndonjëherë për kontaktet e tij.

“Do të isha i zhgënjyer nëse nuk do të niste një fushatë negative me rastin e rikthimit tim të fundit. Edhe nëse do të ishte shumë e zbehtë ajo. Nuk e kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit e Sveçlës, e njerëzve tjerë keqdashës për asgjë. Nuk i kam fshehur dhe as nuk jam turpëruar asnjëherë për kontaktet publike që kam në punën që bëj”- ka thënë ai, raporton kallxo.com

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj