Telenews

FSK realizon ushtrimin fushor “Fortuna 11”, ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake

 

 

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë ka realizuar ushtrimin Fushor ‘’Fortuna 11”.

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, Kompania e dytë B ka realizuar këtë ushtrim me qëllim që të jetë e përgatitur taktikisht dhe fizikisht për fazat tjera të zhvillimit dhe ngritjes profesionale.

“Ushtrimi është realizuar në kuadër të planit vjetor të trajnimeve ku ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake në mënyrë që të përgatis, trajnoj personelin në Nivelin T2, këmbësori e lehtë, detyrat kolektive të ushtarit në nivel skuadre në veprimet individuale dhe kolektive në operacionet luftarake.” – thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Ilir Meta mbetet në burg, Gjykata ia rrëzon kërkesën për lirim

Valjeta Turkaj

Fibula Travel sjell ofertën ideale për pushime në Greqi

Erzana Fazliu

Kryetari i ri i Kuvendit në mbledhjen e partisë, Bashën e respektuan Kurti e Nagavci, Konjufca e anashkaloi

Valjeta Turkaj