Telenews

Basketbolli kosovar në ditë zie, ndahet nga jeta ish-gjyqtari e vëzhguesi i njohur

Federata e Basketbollit të Kosovës sonte ka dhënë një lajm të hidhur.

Ka vdekur ish-gjyqtari dhe vëzhguesi i ndeshjeve, Nexhdet Hoxha.

Hoxha provimin për gjyqtar fillestar të basketbollit e kishte dhënë në Beograd, ku thuhet se kishte studiuar, më 1977, si 20 vjeçar.

Ka gjykuar ndeshje të ligës së Beogradit, kurse pasi ka fituar thirrjen e Gjyqtarit Republikan edhe ndeshje të Ligës së Serbisë, të grupmoshave të ndryshme. Me tu kthyer në Kosovë, në vitet e 80-ta për një kohë ka gjykuar edhe ndeshje të Ligës së Kosovës. Si delegat i ndeshjeve fillon të vitet e para të pasluftës, fillimisht në ligat e kategorive të reja, në kohën kur po ashtu mbante pozita zyrtare edhe në KB Vëllaznimi.

Që nga sezoni 2005/06 ka qenë vazhdimisht delegat i ndeshjeve të Superligës dhe për këtë kohë është deleguar në ndeshje finale të play-offit, Kupës, turneve ndërkombëtarë në Kosovë dhe ngjarjeve tjera të rëndësishme.

Hoxha, së bashku me Lulzim Malokun, kanë qenë delegatët e parë kosovarë të Ligës Ballkanike BIBL, garës së parë ndërkombëtare ku kanë marrë pjesë klubet e Kosovës. Gjithashtu ka qenë vëzhgues në Ligën Trocal, si dhe anëtar i Bordit të Shoqatës së Gjyqtarëve. Po ashtu ishte delegat i FBK-së.

 

Të ngajshme

Fenerbahce reagon ashpër pas derbit: Sulmet ndaj lojtarëve tanë janë të papranueshme!

Rrezarta Ramaj

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Rrezarta Ramaj

Muriqi lihet në stol për derbin e madh turk, trajneri i Fenerbahçes nuk i beson –

KushtrimGuraj