Telenews

Qeveria vendos sot për themelimin e një korporate të re publike

Qeveria e Kosovës do të shqyrtojë sot propozimin e Ministrisë së Ekonomisë për themelimin e një ndërmarrje të re publike.

Në mbledhjen e cila mbahet sot, kabineti qeveritar ka vendosur në rendin e ditës shtatë pika për shqyrtim.

Njëra nga propozimet, është ajo për themelimin e Ndërmarrjes publike të Ruajtjes së Energjisë, e cila do të operojë sistemin e baterive me kapacitet 170 MW. Ky sistem ndërtohet nga Programi Kompakt në vlerë prej 236,7 milionë dollarësh, prej të cilave 202 milionë dollarë grant nga Shtetet e Bashkuara.

Po ashtu, qeveria do të shqyrtojë edhe një propozim për zbatimin e një mase nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

Kjo masë parasheh subvencionimin e kredive investuese të të gjitha bizneseve prodhuese nëse massin kredi për të financiar zgjerimin e kapaciteteve të tyre.

Po ashtu, qeveria pritet të miratojë sot vendimin për shpronësimin e pronave të paluajtshme të cilat preken nga projekti i Konservimit dhe Restaurimit të shtëpisë së Kompleksit Memorial “Masakra e Reaçkut”. /Papara

Të ngajshme

Rama për memorialin “Adem Jashari”: Familja s’e miratoi asnjë nga projektet, konkursi është rishpallur (VIDEO)

Donat Hashani

Pronari i kalit e vrau turistin nga Tirana në sy të fëmijëve, për arsyjen më banale të mundshme

Donat Hashani

FSK zhvillon stërvitje senzacionale në Babaj të Bokës në Gjakovë

Donat Hashani