Telenews

Gërvalla i çon notë verbale KE-së për regjistrimin e tokës së Manastirit

 

 

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar sot në mbledhjen e Qeverisë se i ka kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit.

Për këtë çështje ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, i ka dërguar notë verbale njoftuese Këshillit të Europës, siç njoftoi sot kryeministri Kurti.

“Për të arritur një qëllim shumë më madhor që ia kemi borxh shtetit e që hap mundësi të papara më herët ne duhet të bëjmë një hap përpara me maturi e përgjegjësi si një vend i pavarur e sovran. Andaj, sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

“Kurse ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, zonja Donika Gërvalla, i ka dërguar notë verbale njoftuese për këtë çështje Këshillit të Europës. Më 22 mars është mbledhja e jashtëzakonshme i Komitetit atje, ka mesi i prillit është Asambleja Parlamentare e KiE dhe në fund të majit është Këshilli i Ministrave në Këshillin e Europës që vendos për anëtarësimin tonë”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Të ngajshme

Dosja e Prokurorisë për rastin e 22 të ndaluarve nga operacioni “Qielli i Thyer” (DOC)

Donat Hashani

Naim Murselit do t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik

Valjeta Turkaj

Osmani përfundoi konsultimet me partitë politike, data e zgjedhjeve lokale caktohet ditëve në vijim

Valjeta Turkaj