Telenews

Policia jep detaje për rrahjen në bufen e RTK’së- Të lënduarit i është thyer hunda

 

 

Mbrëmë dy persona janë rrahur fizikisht në bufenë e RTK’së. Lajmin për Insajderin e kishte konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se është intervistuar një person në cilësinë e të dyshuarit, teksa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë rast, policia ka jap detaje, ku bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore, më saktësisht frakturë të hundës.

Është arrestuar i dyshuari mashkull/k për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull m/k duke i shkaktuar lëndime trupore (frakturë të hundës). Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e PK.

Të ngajshme

Një muaj paraburgim për dy të akuzuarit për fajde dhe shpëlarje parash

Erzana Fazliu

Me aktivitete të ndryshme, KFOR-i shënon Ditën Ndërkombëtare

Erzana Fazliu

Ndalohen tri automjete që po transportonin dru në mënyrë ilegale në Ferizaj

Erzana Fazliu