Telenews

Aksident i frikshëm në rrugën Tiranë-Durrës, vetura bëhet copash pas përplasjes me pompën

 

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku një automjet “Mercedes-Benz” është përplasur me një karburant dhe për pasojë janë lënduar katër persona, shoferi dhe tre pasagjerë.

Gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë rëndë, teksa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë tejkalimi i shpejtësisë.

“Durrës/Informacion paraprak: Rreth orës 20:15, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi M. Ç., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant. Si pasojë  janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Ç dhe pasagjerët shtetasit K. G, N. V dhe E. V, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.

Të ngajshme

Shqiptarët mobilizohen për zgjedhjet në Serbi, thirrje për votimin e listës me numrin 17 –

KushtrimGuraj

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj