Telenews

Jep dorëheqje drejtori i Financave në Pejë, akuzon LDK-në se s’po iu jep hapësirë njerëzve që ka

 

 

Drejtori i Financave në komunën e Pejës, Jeton Abazaj, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga ky post, e po ashtu i ka ndarë edhe rrugët me LDK-në, që udhëheqë në këtë komunë, raporton Gazeta Sinjali.

Abazaj e ka akuzuar po ashtu LDK-në se nuk po ju jep hapësirë njerëzve që ka, duke e listuar si një ndër arsyet për marrjen e këtij vendimi.

“Po ju jap vetëm dy prej shumë arsyeve: 1. Më shumë e dua qytetin se sa pushtetin, andaj më mirë është të mbahem mend si djalë i qytetit, se sa si servil i pushtetit! 2. Në një vend ku nuk ta dinë vlerën sa më shpejtë hape derën! Këtij pushteti nuk i kam kërkuar as favore personale e as te mira materiale, thjeshtë kam kërkuar vlerësim e dinjitet, njerëzit largohen atëherë kur tentohet me ju shkel dinjiteti, njëjtë po veproj edhe unë!.

Po ashtu nga sot ndahet edhe rruga e ime me LDK-në, ata vazhdojnë “Rrugën e re” me formacione të vjetra, e unë vazhdoj rrugën time me ide të reja. Asnjë obligim ndaj LDK-së e as askujt tjetër nuk e kam. LDK vazhdimisht deklaron se partitë tjera nuk kane njerëz, e këndej nuk u lejon hapësirë njerëzve që ka, se kush ka hapësirë në LDK ju tregoj më vonë!”, ka shkruar ai.

Të ngajshme

Studimi tregon se ushtrimet përmirësojnë mbijetesën ndaj kancerit

Erzana Fazliu

Moti sot

Erzana Fazliu

Bizneset paralajmërojnë protestë më 11 qershor

Valjeta Turkaj