Telenews

Konfiskohet aparati i ultrazërit në Leposaviq, kosovari dyshohet se e futi ilegalisht nga Serbia

 

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një aparat ultrazëri në Leposaviq, i cili ishte futur nga një i dyshuar kosovar ilegalisht nga Serbia.

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës, njofton policia, shkruan Gazeta Insajderi.

“Njësia policore ka ndaluar një furgon që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar në të cilin kishte të ngarkuar një aparat ultrazëri që përdoret në mjekësi, për shkak se i njëjti dyshohet se kishte hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës përmes rrugëve ilegale”, thuhet në njoftim.

Në konsultim me prokurorin aparati ultrazë i është dorëzuar doganës për procedura të mëtejme, ndërsa pas inicimit të rastit i dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngajshme

Rama për memorialin “Adem Jashari”: Familja s’e miratoi asnjë nga projektet, konkursi është rishpallur (VIDEO)

Donat Hashani

Pronari i kalit e vrau turistin nga Tirana në sy të fëmijëve, për arsyjen më banale të mundshme

Donat Hashani

FSK zhvillon stërvitje senzacionale në Babaj të Bokës në Gjakovë

Donat Hashani