Telenews

Dëmtimi i tabelave në gjuhën shqipe, arrestohet një serb në Leposaviq

 

 

Një serb është arrestuar në Leposaviq në orët e para të së shtunës, pasi dyshohet se ka dëmtuar dy shenja trafiku.

Një gjë të tillë e ka njoftuar Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, shkruan Gazeta Insajderi.

“Leposaviq / 16.03.2024 01:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull/s, shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut. I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tabelat e komunikacionit që tregojnë emrat e vendbanimeve në gjuhën shqipe dhe atë serbe (alfabeti latin) janë vandalizuar në disa lokacione në pjesën veriore të Kosovës.

Të ngajshme

Ora verore në vitin 2026 do të nisë më herët: Ja pse ndryshon data

Valjeta Turkaj

Stuhia e borës godet Mynihun: Rreth 500 pasagjerë e kaluan natën të mbyllur në aeroplanë

Valjeta Turkaj

Ambasadori i BE-së futet në objektin e Qeverisë së Kosovës

Valjeta Turkaj