Telenews

IPK nis hetimet për rastin ku polici gjuajti me armë qentë endacakë që iu vërsulen

 

 

Gazeta raportoi mbrëmë për një incident që ndodhi në Vushtrri, ku një zyrtar policor ka gjuajtur në drejtim të qenve endacakë që iu vërsulën në mes të rrugës. Polici u detyrua të përdorë armën e tij zyrtare për t’i zmbrapsur qentë dhe tashmë lidhur me rastin janë vënë në dijeni Prokurori i Shtetit dhe IPK.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës, me ç’rast është bërë e ditur se hetimi ka nisur në drejtim të veprës penale “Përdorimi i armës”.

“Lidhur me rastin IPK-ja ka nisur hetimet lidhur me një rast të përdorimit të armës zyrtare nga një zytar policor.

Rasti po hetohet edhe në koordinim me prokurorin e Shtetit. Për detaje do t’ju njoftojmë me kohë”, thanë nga IPK-ja.

Ndryshe, rasti ka ndodhur në rrugën “Rifat Galica” teksa polici ishte duke u kthyer në shtëpi, kur papritmas ia zunë rrugën një numër i madh i qenve.

Nga ky incident, asnjëri nga qentë nuk ka pësuar lëndime e as ndonjë qytetar.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet përkatëse të Policisë, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Të ngajshme

Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit

Erzana Fazliu

Fitoi 100 mijë euro grant, Dimal Basha pretendon se Fitore Pacolli nuk flet me dajë

Erzana Fazliu

Aktivistët e LV-së në Mitrovicë me pankarta ku ‘kërkohet’ Hamza, Çitaku i reagon me bilancin e premtimeve të realizuara

Erzana Fazliu