Telenews

Zhduket një vajzë 13-vjeçare në Suharekë, babai kërkon ndihmë në Polici për ta gjetur

 

 

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar një burrë në Suharekë, i cili ka raportuar se e bija 13-vjeçare është zhdukur dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Gazeta mëson se babai ka deklaruar se vajza kishte dalë nga shtëpia pasditen e 16 marsit dhe më nuk është kthyer.

Përballë kësaj situate, ai vendosi që ta njoftojë Policinë.

Denoncimi i tij ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Të ngajshme

Sunny Hill Festival 2026 po vjen, biletat Believers tani janë në shitje!

Rrezarta Ramaj

OVL e UÇK-së: Thellësisht fyese të mos ftohemi në seancën solemne për Epopenë

Valjeta Turkaj

Shefi i NATO-s: Irani është afër të bëhet kërcënim për Evropën

Valjeta Turkaj