Telenews

Reshje shiu në gjithë vendin, temperaturat pësojnë ulje sot

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët deri në pjesën e parë të ditës, ku pritet të ketë edhe reshje shiu në të gjithë vendin.

Mete Kosova ka njoftuar se reshjet do të jenë me intensitet të lehtë dhe mesatar, ndërsa lokalisht mund të jenë më intensive, kurse gradualisht gjatë pasdites pritet vranësirat të tërhiqen, transmeton Sinjali.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12°C.

Era do fryjë nga verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-47 km/h.

Të ngajshme

Tronditëse: Për një vit rresht dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një 14 vjeçare- ky është 58 vjeçari që u arrestua nga policia

Valjeta Turkaj

Thyhet një biznes rrobash te Qafa, Policia e rrethon vendin me shirita “mos kalo”

Valjeta Turkaj

Kur rivalët politikë nuk ishin rivalë: Një kujtim nga Londra

Erzana Fazliu