Telenews

Aksident mes katër automjeteve në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, tre të lënduar

 

 

Një aksident trafiku ku janë përfshirë katër automjete ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Milloshevë, ku për pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë saktësisht në fshatin Milloshevë ka ndodhur nje aksident trafiku ku janë përfshirë 4 automjete.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Njësiti i trafikut rajonal është duke u marr me rastin”, ka deklaruar Ahmeti.

Të ngajshme

Treni i pasagjerëve del nga shinat në Republikën Çeke pas aksidentit me një kamion

Valjeta Turkaj

Makina përplas 17-vjeçarin me motor, vdes i riu në Vlorë

Valjeta Turkaj

Uragani “Melisa” hyn në nivelin e 5 të rrezikshmërisë në Xhamajka

Valjeta Turkaj