Telenews

Aksidenti me dy viktima në Itali, kush është 23-vjeçari shqiptar që humbi jetën

 

 

Është zbuluar identiteti i njërit prej viktimave të aksidentit të rëndë të ndodhur në Itali dy net më parë, ndërsa identiteti i shqiptarit tjetër ende nuk dihet.

Sipas mediave të huaja, njëri prej viktimave është Marin Kola, 23 vjeç nga Lezha.

Aksidenti ka ndodhur në Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni, pasi shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe makina ka përfunduar përmbys anës rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti të tmerrshëm kanë humbur jetën dy shqiptarët, ndërsa një i tretë ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Pas përmbysjes së makinës, njëri nga të rinjtë ka dalë nga mjeti nga kabina, përpara se ajo të përfshihej nga flakët.

Dy të tjerët, që mbetën edhe viktima, nuk mundën dot të dilnin dhe mbetën të bllokuar brenda makinës.

Zjarrfikësit dhe ambulancat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por ata nuk arritën të bënin asgjë për të shpëtuar dy të rinjtë të cilët kishin marrë plagë të rënda si nga aksidenti, ashtu edhe nga flakët.

Të ngajshme

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

KushtrimGuraj

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore

Erzana Fazliu

Dafina Zeqiri vjen me “Tranquilo”

Erzana Fazliu