Telenews

Deputeti i Vetëvendosjes-opozitës: Pallavrat anash, niseni mocionin

 

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i ka kërkuar opozitës që t’i mbledhë nënshkrimet për mocion mosbesimin ndaj Qeverisë Kurti.

Abrashi në një postimin në rrjetin social Facebook ka shkruar se opozita duhet t’i lë anash “pallavrat”.“Opozitë e dashur. Pallavrat anash, niseni mocionin!”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka sfiduar partitë politike opozitare për zgjedhje të parakohshme.

Kurti ka deklaruar se partia që ai drejton, Lëvizja Vetëvendosje, është e gatshme për zgjedhje. Ai madje e ka sfiduar opozitën se nëse nuk i ka numrat për ta çuar Kosovën në zgjedhje të reja, mund t’ia bëjë vetë ai, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“A do të ketë zgjedhje para 4-vjetorit të qeverisjes suaj?”, është pyetur Kurti në një intervistë për RTK-në.

“Kjo është e vetmja pyetje që ma bëtë sonte për opozitën, ata duhet ta thonë fjalën e tyre unë nuk mund te shkoj në zgjedhje pa opozitën, pra, Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2020 ka treguar që për shpërndarje të Kuvendit duhen 2/3 dhe nuk ka mundësi tjetër që automatikisht të shkohet në zgjedhje, tha ai.

“Mund t’i bëjnë bashkë me neve, kjo është ofertë e imja”, u shpreh Kurti. “Unë po them që po shkojmë në zgjedhje kur dëshiron opozita. Ne i ndihmojmë opozitës nëse dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje”, tha ai. “Gjithmonë gati për zgjedhje”, u shpreh Kurti.

 

Të ngajshme

Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik

KushtrimGuraj

Ç’surpriza ka përgatitur moti të dielën në Kosovë?

KushtrimGuraj

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore

Erzana Fazliu