Telenews

Triumf Ferati varroset nesër, familja sot pret vizita për ngushëllime

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka njoftuar se sot presin vizita ngushëllimi për vdekjen e vëllait të tij, Triumf Ferati, ndërsa nesër do t’i jepet lamtumira e fundit.

Triumfi do të varroset të martën, në orën 14:00 në varrezat e fshatit në Gurrakoc, kurse vizitat për ngushëllime, familja i pret sot nga ora 08:00 deri në 16:00.

“Ju njoftojmë se me rastin e ndarjes nga jeta e të dashurit tonë Triumf Ferati. Presim vizita ngushëllimi sot me datën 25 Mars 2024, duke filluar nga ora 8:00 deri në ora 16:00 në Restaurant Tradita në Gurrakoc. Ndërsa varrimi i më të dashurit tonë, vëllaut tim Triumfit, bëhet nesër me datë 26 mars 2024 në ora 14:00 në varrezat e fshatit në Gurrakoc”, ka shkruar Ferati.

Të ngajshme

Xhandarmëria serbe dyshohet se ka plagosur dhe rrëmbyer një person në veri

Valjeta Turkaj

Therje me thikë në një lokal në Podujevë

Valjeta Turkaj

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Turqinë

Valjeta Turkaj