Telenews

Kaloi dy operacione të vështira, Përparim Rama i gëzohet rikuperimit të Elza Ujkanit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është shprehur i lumtur për Elza Ujkanin e cila është liruar nga spitali.

Rama përmes një postimi në Facebook ka thënë se është jashtëzakonisht i lumtur për rikuperimin e saj dhe mirënjohës për përkushtimin dhe përkujdesjen e stafit mjekësor që është trajnuar ajo.

Tutje, ai ka thënë se siguria e qytetarëve të Kosovës dhe shëndeti i tyre, sipas tij, është prioriteti kryesor.

“Fatkeqësia që përfshiu Elzën na preku thellë të gjithëve. Për mua si kryetar i Kryeqytetit, por edhe si prind i tre fëmijëve, siguria e qytetarëve tanë dhe shëndeti i tyre janë prioriteti ynë kryesor. Prandaj, i siguroj qytetarët se po e marrim këtë çështje shumë seriozisht. Jemi të përkushtuar të identifikojmë dhe të adresojmë çdo rrezik potencial, për të parandaluar fatkeqësi të ngjashme.Do t’ju mbajmë të informuar mbi ecurinë e inspektimeve dhe çdo veprim të ndërmarrë për të siguruar integritetin strukturor të të gjitha ndërtesave të qytetit tonë e veçanërisht atyre që janë në pronësim të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama.

Më 18 janar, Elza Ujkani, 23-vjeçarja mori lëndime të rënda si pasojë e shembjes së kulmit në ndërtesën e Komunës së re në Prishtinë. Ajo fillimisht u trajtua në Qendrën Emergjente në QKUK, pastaj u dërgua në Mjekimin Intensiv për të vazhduar trajtimin.

Të ngajshme

Nëntë persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Gllarevë të Klinës

Valjeta Turkaj

“Ribashkimi po troket… me eskortë VIP dhe truprojë të hekurt” – Profesori ‘misterioz’ që vizitoi Kosovën si lider global

Valjeta Turkaj

E trishtë: Erdhi në Kosovë për pushime, ky është mërgimtari që dyshohet se bëri vetëvrasje me armën personale

Valjeta Turkaj