Telenews

Ministri italian i Mbrojtjes mbërrin në Kosovë, zbardhet agjenda e tij

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Përmes një njoftimi, Ambasada e Italisë në Prishtinë bën me dije se Crosetto do të takohet me homologun e tij kosovar, Ejup Maqedonci, si dhe do të zhvillojë një takim me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutuash.

“Avioni me ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto, sapo është ulur në Prishtinë. Në rend dite janë bisedimet me homologun e tij kosovar Ejup Maqedonci dhe me komandantin e KFOR-it Ozkan Ulutash. Në bazën e NATO-s në Film City, ai do të përshëndesë kontingjentin italian të dislokuar në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Për ardhjen e të parit të Mbrojtjes të Italisë, njoftoi vetë Ministria mëngjesin e sotëm, duke mos dhënë detaje për agjendën e tij, përpos njoftimit se Crosetto do të qëndrojë me ushtarët italianë në KFOR për të Premten e Madhe.

Ministri Crosetto ka vizituar Kosovën edhe në nëntorin e vitit 2022, i cili po e shoqëronte zëvendëskryeministrin italian, Antonio Tajanin.

E Premtja e Madhe e Pashkëve, apo Dita e dytë e Treditëshit të Pashkëve, është festë krishtere që kremton Liturgjinë e mundimeve e të vdekjes së Jezu Krishtit mbi Kryq.

Të ngajshme

Marrëveshja e Uashingtonit: Theksohet Roli i Saj në Marrëdhëniet Kosovë-Serbi

KushtrimGuraj

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Erzana Fazliu

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu