Telenews

Vdes një person në Banjë të Istogut, policia jep detaje

Një person ka humbur jetën në Banjë të Istogut, pas një incidenti në një pishinë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, teksa ka shtuar se tashmë i ndjeri ishte dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. Aty u konstatua vdekja e tij.

“Banjë, Istog 30.03.2024-18:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte në pishinë kishte kërkuar ndihmë dhe ishte ndihmuar nga shpëtimtari i pishinës. Mjeku kujdestar i pishinës i kishte ofruar ndihmë mjekësore dhe me autoambulant ishte dërguar në spitalin e Pejës, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion. /

Të ngajshme

Kallas bisedoi me Kurtin e Vuçiqin për dialogun dhe veriun

KushtrimGuraj

Inxhinieri tregon pse s’u realizua diga në Mihaliq, e cila do të “shpëtonte” termocentralet e KEK-ut

Donat Hashani

Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Prizreni: Do t’i barazojmë pensionet me pagën minimale

Donat Hashani