Telenews

Labinot Azemi humanisti që shpërndau 50 iftare për skamnorët

Labinot Azemi, tashmë një emër i njohur për publikun, dikur ishte një aktivist kundër bullizmit dhe sot është njëri nga gazetarët dhe prezantuesit më aktivë të momentit. Labinoti nuk ka ndalur kauzat e tij, duke e bërë emisionin e tij një mision personal luftarak.

Por, siç duket, Labi ka filluar ta shfaqë edhe pjesën e bamirësisë së tij, një cilësi që rrallë shohim te personazhet nga bota e televizionit, që mund të japin mesazhe sensibilizuese në forma të tilla për masën.

Labinoti sot shpërndau rreth 50 iftare për skamnorët në qytetin e Ferizajit, duke i dhuruar nëpër shtëpitë e tyre së bashku me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

Labi mbetet ndër figurat televizive që japin mesazhe të qarta, të fuqishme dhe mjaft ndikuese për të gjithë ata që e ndjekin.

Eh, njerëz të tillë që shtohen në shoqërinë tonë!”

Të ngajshme

Gjoba e papaguar e trafikut mbyll bizneset

KushtrimGuraj

Oda e Mjekëve nis hetime ndaj mjekes në rastin e Agon Zejnullahut, Sejdiu: Hetimet do të bëhen në dy pista!

Donat Hashani

Hapet për qarkullim kufiri Hani i Elezit – Bllacë, ndërsa Terminali Doganor jo

Donat Hashani