Telenews

Rugova tregon se a ndikon pluhuri i tanishëm saharian në shëndetin e njerëzve

 

 

Pluhuri saharian ka mbërritur në Kosovë. Kështu bën të ditur edhe meteorologu, Mendim Rugova.

Ai thotë se gjatë kësaj sezone, ky pluhur nuk ka aq vlera të larta të ndotjes, dhe se nuk ndikon në shëndetin e njerëzve.

“Këto ditë niveli i ndotjes nuk ka qenë ndoshta në ato vlerat që janë gjatë muajve dimërorë, që janë vlera të larta të ndotjes”, thotë Rugova në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Janë vlera relativisht të larta, jo ekstremisht të larta”.

“Nuk është rast që mundet të ndikojë në shëndet të njeriut, sepse nuk janë prezente për një kohë të gjatë, qoftë për disa orë, ose një ose dy ditë”, u shpreh Rugova.

Të ngajshme

“Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik –

KushtrimGuraj

Policia ndal veturën në Prizren, gjen një fishek brenda – bastiset edhe shtëpia e shoferit –

KushtrimGuraj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj