Telenews

Kurti në veri, viziton vendin ku u vra polici Enver Zymeri

Në vendin ku u vra polici kosovar, Enver Zymeri, në rrugën për Zubin Potok, është përuruar një pllakat në nder të tij.

Të pranishëm në ketë përurim ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ministri i Punëve te Brendshme, Xhelal Sveçla e me ta ishin edhe familja e policit te ndjerë, familja Zymeri.

Kanë kaluar mbi 13 vjet qëkur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) ndërmori aksionin për vënien nën kontroll të pikave kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak.

Në mëngjesin e 25 korrikut 2011, ROSU u drejtua drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për të marrë nën kontroll ato. Por, ROSU hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe u vra, Zymeri.

source

Të ngajshme

Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 25 maj

Rrezarta Ramaj

Java e ardhshme me mot stabil e temperatura deri në 29 gradë në Kosovë

Rrezarta Ramaj