Telenews

Aksidentohet një kamion në magjistralen Prishtinë – Pejë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një kamion është aksidentuar në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Sipas Policisë, nuk është raportuar për të lënduar.

“Më datë 05.04.2024 rreth orës 17:00, është raportuar për një aksident trafiku- vetaksident, në rrugën nacionale Prishtinë – Komoran, ku i përfshirë ka qenë një kamion. Nuk është raportuar për të lënduar, përderisa është duke u siguruar vendi i ngjarjes deri në largimin e mjetit të përfshirë në aksident”, thuhet në njoftim e Policisë.

source

Të ngajshme

“Ka rënë shteti, o bosa”, arrestimi i Vlora Hysenit ndez debatin në komisionin parlamentar në Shqipëri

Yllka Gashi

Ylli Limani mysafir në natën e tetë të protestës “Jo në emrin tim”, flasin Leonora Jakupi dhe Resul Sinani

Yllka Gashi

Përfshihet nga flakët një objekt në Kijevë të Malishevës

Yllka Gashi