Telenews

Abdixhiku: Triumfi ushtarak i Koshares, kushtrim për të gjithë shqiptarët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar Betejën e Koshares duke thënë se 25 vjet më parë, në mëngjesin e 9 prillit të vitit 1999, djemtë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare nisën betejën e thyerjes së kufirit shqiptar.

Me këtë akt, Abdixhiku ka theksuar se ata nisën dhe një ndër përballjet më të lavdishme shqiptare të shekullit të 20-të.

Sipas Abdixhikut, triumfi ushtarak i Koshares ishte kushtrim për të gjithë shqiptarët.

“Një çerek shekulli nga beteja e madhe e Koshares. Sot, me të gjallët triumfalistë, nderuam të rënët e përjetësisë. 25 vite më parë, në mëngjesin e 9 prillit të vitit 1999, djemtë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare, nisën betejën e thyerjes së kufirit shqiptar. Me këtë akt, ata nisën dhe një ndër përballjet më të lavdishme shqiptare të shekullit të 20-të.

Akti i tyre i trimërisë, më tepër se simbolikë e thyerjes së një muri pushtimi, ishte frymëzim për rrugëtimin tonë drejt lirisë. Triumfi ushtarak i Koshares, ishte kushtrim për të gjithë shqiptarët”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka kujtuar dhe nderuar francezin, Paillard Arnaud Pierre, algjerianin Murad Muhammad Ali e italianin Francesco Giuseppe Bider.

“Familjarët e Francesco Giuseppe Bider patëm nderin t’i takojmë sot pran varit të tij. Me mburrje, i vëllau, na tregoj dhe kapelën ushtarake të gjyshit e babait të tij; që qëndronte pranë një plisi shqiptar – si trashëgimi familjare. Francesko ishte vullnetar në Koshare. Ai ra, për lirinë tonë e breznive që vijnë”, ka vijuar ai.

Abdixhiku ka thënë se Beteja e Koshares është shenjë e vazhdueshme rikujtimi se çdo ditë  është detyrim shërbimi ndaj Kosovës.

source

Të ngajshme

Polici-dëshmitar për sulmin në “Ibër-Lepenc”: U paraqit si Zoran, doli se ishte Jovan Viçentijeviq

Yllka Gashi

Nesër kufizime të përkohshme për kamionët mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Rrezarta Ramaj

Disa punëtorë lëndohen pasi bie një kran në Lagjen e Spitalit në Prishtinë

Yllka Gashi